Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi tjetër për postin e presidentit, duke deklaruar se nuk ka aspak ndër mend të ndërhyjë në Kushtetutë për të siguruar një mandat të tretë. Gjatë një konference për shtyp në Beograd me kancelarin austriak, Christian Stocker, Vuçiç theksoi se mandati i tij aktual do të përfundojë brenda një periudhe prej rreth 18 muajsh.
“Jam prej kohësh pjesë e skenës politike dhe nuk do të rikandidoj. Nuk kam asnjë qëllim të ndryshoj Kushtetutën për qëllime personale. Nuk jam diktator, siç më paraqesin shpesh disa media në Austri.” u shpreh ai.
Sa i përket zgjedhjeve në Serbi, Vuçiç bëri të ditur se ato pritet të shpallen më herët sesa afati i përcaktuar me ligj, por nuk ofroi një datë konkrete. Ai sqaroi se kjo çështje i takon institucioneve përkatëse.
“Do të mbështes njerëzit që mendoj se kanë potencial për ta çuar vendin përpara dhe do të angazhohem për suksesin e tyre. Pozicioni im i ardhshëm nuk është temë diskutimi tani.” shtoi presidenti serb.
Vuçiç gjithashtu komentoi mbi protestat dhe pakënaqësitë e shprehura në vend, duke i cilësuar si pjesë normale e një demokracie, për sa kohë që ato zhvillohen pa dhunë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rebelim, dhunë dhe arrestime, a është regjimi i Vuçiçit në prag të shembjes?
Ministri serb u sëmur gjatë transmetimit live, Vuçiç publikon foto nga spitali
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.