Sudani i Jugut mohon bisedimet me Izraelin për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza
Izraeli ka nisur diskutime me Sudanin e Jugut për një plan që parashikon zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës drejt Afrikës Lindore.
Lajmi është konfirmuar për agjencinë Associated Press nga gjashtë persona të njohur me zhvillimet e diskutimeve, edhe pse bisedimet janë ende në një fazë të paqartë dhe nuk është konfirmuar nëse ka ndonjë marrëveshje të afërt.
Kjo iniciativë vjen si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të qeverisë izraelite për të nxitur emigrimin masiv të palestinezëve nga Gaza, pas një fushate ushtarake 22-mujore kundër Hamasit.
Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Sudanit të Jugut, në një deklaratë zyrtare, i cilësoi të pabaza raportet se vendi është i përfshirë në bisedime me Izraelin për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza.
Megjithatë, këto plane kanë shkaktuar reagime të ashpra dhe janë kundërshtuar gjerësisht nga Autoriteti Palestinez, organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe një pjesë e konsiderueshme e komunitetit ndërkombëtar.
Sipas kritikëve, zhvendosja e popullsisë nga Gaza do të përbënte një formë të dëbimit me forcë dhe do të shkelte të drejtën ndërkombëtare humanitare.
Ndërkohë, Zyra e Zëvendësministres së Jashtme të Izraelit, Sharren Haskel, konfirmoi se ajo po zhvillon një vizitë në Sudanin e Jugut, e para vizitë zyrtare nga një përfaqësuese e lartë izraelite në këtë shtet.
Megjithatë, Haskel theksoi se çështja e zhvendosjes së palestinezëve nuk është pjesë e axhendës së saj zyrtare.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se dëshiron të realizojë “vizionin” e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për zhvendosjen e pjesës më të madhe të popullsisë së Gazës, përmes asaj që ai e quan “migrim vullnetar”.
“Mendoj se gjëja e duhur për t’u bërë, edhe sipas ligjeve të luftës siç i njoh unë, është t’i lejosh popullsisë të largohet dhe pastaj të hysh me gjithë fuqinë tënde kundër armikut që mbetet atje”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta