Doktrina e diplomacisë ruse, ja si negocion Rusia! Kërkon dhe ato që nuk i takojnë

15 Gusht 2025 | 17:26

Për të kuptuar stilin negociues të Putinit, duhet të rikthehemi te figura historike e Andrei Gromyko, diplomati sovjetik që udhëhoqi politikën e jashtme të Bashkimit Sovjetik për gati tri dekada, nga viti 1957 deri më 1985. Ai shërbeu nën udhëheqjen e pesë liderëve sovjetikë nga Hrushovi deri te Gorbaçovi, ky i fundit që përfundimisht e largoi nga posti.

Gromyko, i njohur nga diplomatët perëndimorë si “Zoti Jo”, ishte nxënës i Vyacheslav Molotovit ministri i jashtëm i epokës së Stalinit dhe firmëtari i famëkeq i marrëveshjes me Gjermaninë naziste në vitin 1939, e cila çoi në ndarjen e Polonisë. Molotovi kishte fituar reputacion për këmbënguljen e tij ekstreme dhe refuzimin për të ndryshuar pozicione.

Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, Henry Kissinger, një prej emrave më të njohur të diplomacisë amerikane, e konsideronte Gromykon edhe më të aftë dhe më të vendosur se paraardhësit e tij.

“Të hyje në negociata me të pa qenë i përgatitur në çdo detaj, ishte njësoj si të kërkoje dështimin,” ka thënë Kissinger.

Një nga bashkëpunëtorët e tij, Oleg Grinevski, ka dokumentuar filozofinë e Gromykos për negociatat në disa shënime: fillimisht kërko më shumë sesa ç’mendon se do të marrësh  përfshirë edhe kërkesa të pabazuara. Më pas, përdor presion maksimal ultimatume, kërcënime, retorikë lufte  përpara se të hapësh derën për negociata. Dhe kur ato të nisin, mos lësho pe.

Me kalimin e kohës, pala tjetër do të të ofrojë lëshime. Edhe atëherë, mos prano menjëherë shtyj akoma, derisa të marrësh shumicën e asaj që kërkove. Vetëm kur të ndjesh se ke fituar pjesën më të madhe të asaj që nuk ishte jotja, atëherë mund ta quash veten fitimtar në diplomaci.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026