Plagosja mes dy personave në Korçë, njëri prej tyre kishte lënë qelinë e burgut
Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometër larg nga qyteti i Korçës, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit afër një lokali. Pjesë e konfliktit janë bërë një 27-vjeçar i plagosur rëndë, dhe dhe një 41-vjeçar, i plagosur lehtë, të dy banorë të këtij fshati.
Ende nuk është bërë me dije motivi i konfliktit mes bashkëfshatarëve, por mësohet se 40-vjeçari kishte lënë qelinë e burgut.
Teksa 27-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës, policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.
27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset