Takimi me Trump-in: Si reagoi Putin ndaj pyetjes për viktimat e luftës?
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Alaska me një Ilyushin Il-96, një avion të personalizuar dhe pjesë e flotës presidenciale ruse.
Ky është një avion me katër motorë dhe trup të gjerë, shumë i ngjashëm me Boeing 747-në e militarizuar të Presidentit amerikan Donald Trump, i njohur si Air Force One. Edhe pse të dy janë të ngjashëm në dizajn, Ilyushin Il-96 është një teknologji më e re, e krijuar për të siguruar mbrojtje të lartë për udhëtarët.
Për fluturimin, sipas FlightAware, fluturimi i Putinit është regjistruar si “Detashmenti Special i Fluturimit Rossiya 539”, dhe ka nisur nga Aeroporti i Magadanit në Rusi, duke mbërritur pas rreth katër orësh fluturim në Alaska.
Në një moment të papritur gjatë qëndrimit të tij, një gazetar i drejtoi një pyetje të ndjeshme Putinit: “Do të ndaloni së vrari civilë?” Kjo pyetje i referohej drejtpërdrejt pasojave të luftës në Ukrainë dhe viktimave civile.
Presidenti rus reagoi duke ngritur supet dhe duke treguar veshin, një veprim që dukej si një shenjë e indiferencës ndaj pyetjes, duke shmangur çdo përgjigje konkrete.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin