Trump i dorëzoi Putinit një letër personale nga gruaja e tij Melania

16 Gusht 2025 | 09:46

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, i ka dërguar një letër personale presidentit rus Vladimir Putin, ku shpreh shqetësimin për rrëmbimet e fëmijëve gjatë luftës në Ukrainë, konfirmuan dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Letra iu dorëzua Putinit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një samiti në Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson në Alaska, thanë zyrtarët për Reuters.

Melania Trump, e cila nuk mori pjesë në takim, në letër iu referua situatës së vështirë të fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë dhe Rusi.

Përmbajtja e letrës nuk u bë publike, por zyrtarët thanë se përmendeshin konkretisht rrëmbimet e fëmijëve.

Kievi akuzon Moskën për transferimin me forcë të dhjetëra mijëra fëmijëve në territorin rus ose në zonat nën pushtimin rus, pa pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve të tyre.

Autoritetet ukrainase e konsiderojnë atë një krim lufte dhe gjenocid sipas përkufizimit të OKB-së.

Rusia i mohon këto pretendime dhe pretendon se evakuoi fëmijët nga zonat e luftës për mbrojtjen e tyre.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026