Pasojat e zjarreve në Gramsh, 8 grupe pune në terren për dokumentimin e dëmeve

16 Gusht 2025 | 14:26

Me urdhër të Prefektit të Qarkut Elbasan, të gjitha bashkitë e qarkut janë angazhuar në evidentimin dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në Gramsh. Procesi i evidentimit duhet të përfundojë brenda një jave dhe më pas dosja e plotë do t’i dorëzohet institucioneve përgjegjëse.

“Falë mbështetjes së Prefektit të Qarkut, Ilir Bejtja, si dhe kolegëve të bashkive Elbasan, Librazhd, Cërrik, Përrenjas, Peqin dhe Belsh, të cilët po kontribuojnë me burime njerëzore, inxhinierë, topografë, veterinerë dhe agronomë, të hënën nis puna në terren me 8 grupe njëkohësisht. Do të bëhet konstatimi dhe vlerësimi i dëmeve në banesa, pajisje shtëpiake, bagëti, të mbjella e pasuri të tjera të prekura nga flakët”, njofton Bashkia Gramsh.

Autoritetet theksojnë se dosja e plotë e dëmeve do të jetë gati brenda një jave, për t’u dorëzuar institucioneve shtetërore dhe donatorëve që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar.

Fshatrat e Gramshit ishin ndër zonat më të goditura nga zjarret e ditëve të fundit, të cilat shkaktuan një viktimë dhe dëme të shumta materiale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026