Liderët evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë para takimit shumëpalësh me Trump

18 Gusht 2025 | 18:27

Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite, përpara takimit shumëpalësh me Presidentin Donald Trump.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën, i ndjekur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe më pas kryeministri britanik, Keir Starmer. Të gjithë u pritën nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley.

Gjithashtu pritet të mbërrijnë sot: Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zyrtarët evropianë thanë se vendimi për të ardhur në Uashington pasqyronte urgjencën që shumë udhëheqës ndiejnë për t’u bashkuar me Presidentin Donald Trump në konfliktin Rusi-Ukrainë – por edhe alarmin e tyre për mos u lënë mënjanë.

Udhëheqësit fluturuan për në Uashington veçmas, por koordinuan qasjen e tyre përpara se të takoheshin me Trumpin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur

Të paktën 12 persona të ndaluar në një burg federal emigracioni në Kolorado janë prekur nga tuberkulozi ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë thuhet se janë...
18:08 | 14/07/2026

Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore

Ushtria e Kuvajtit tha të martën se forcat e saj “aktualisht po sulmojnë objektiva ajrore armiqësore” në hapësirën ajrore të vendit. “Çdo tingull shpërthimi që...
18:07 | 14/07/2026