Trump: Nëse arrihet një paqe afatgjatë, do bashkëpunojmë me Ukrainën
Ka vijuar më tej deklarata e Presidentit Trump në takimin që po zhvillon me Zelensky. Presidenti amerikan theksoi se me arritjen e një marrëveshjeje për paqe, mund të arrihet edhe bashkëpunimi më tej me Ukrainën.
Lidhur me përfundimin e luftës, Trump u shpreh i bindur se ajo do të përfundojë, duke mos dhënë një afat të caktuar për përfundimin e saj.
“Do punojmë me Ukrainën sido të vijë puna, kjo në rast se arrihet një marrëveshje për paqe afatgjatë. Nuk dua që të arrijë një paqe dy vjeçare dhe të vijmë në këtë rrëmujë sërish. Nëse paqja do arrihet do bashkëpunojmë me Ukrainën dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim.
Sa i takon dërgimit të trupave amerikanë në Ukrainë sa i përket sigurisë së kërkuar nga Zelensky, do ta njoftoj më vonë për këtë. Mund të ndihmojmë ushtarët ukrainas që janë në vijën e frontit.
Lufta do përfundojë, për këtë jam i sigurtë, por se kur nuk mund ta them. Edhe vetë Putin është i lodhur dhe dëshiron fundin e saj. Kam ndalur 6 konflikte që kur kam ardhur në detyrë, po ky konflikt është shumë i vështirë”, deklaroi presidneti amerikan Trump.
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se Gjykata Ndërkombëtare Penale kërcënon sovranitetin e SHBA
Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se Gjykata Ndërkombëtare Penale kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës