Gjesti i Zelenskyt ndaj Trump, i dhuroi shkopin e golfit nga një ushtar i plagosur
Gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dhuroi Presidentit amerikan Donald Trump një shkop golfi të veçantë një dhuratë simbolike e kaluar atij nga një ushtar ukrainas i plagosur në luftë.
Shkopi i golfit i përkiste më parë Kostiantyn Kartavtsev, një rreshter i ri i cili humbi njërën këmbë në muajt e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, sipas zyrës së Presidentit ukrainas. Zelensky i shpjegoi Trump-it se loja e golfit ishte bërë pjesë e procesit të rehabilitimit të rreshterit.
“Kreu i Shtetit gjithashtu shfaqi një video ku Kostiantyn Kartavtsev i drejtohet Presidentit të SHBA-së, duke i kërkuar ndihmë për t’i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” thuhet në deklaratën e presidencës ukrainase.
Presidenti Trump e pranoi dhuratën, regjistroi një video falënderimi për ushtarin ukrainas dhe ia dorëzoi Presidentit Zelensky “çelësat simbolikë” të Shtëpisë së Bardhë.
Ky shkëmbim dhuratash përfaqëson një ndryshim të dukshëm në tonin e marrëdhënieve mes dy liderëve, krahasuar me vizitën e kaluar të Zelenskyt në Uashington, ku Trump dhe Zëvendës Presidenti JD Vance e kritikuan hapur presidentin ukrainas, duke e quajtur “të pasjellshëm dhe mosmirënjohës”.
Kësaj radhe, atmosfera ishte më e relaksuar. Trump dhe Zelensky shkëmbyen batuta rreth veshjes së këtij të fundit – një ndryshim i qartë nga përplasjet e muajit shkurt, kur një gazetar i krahut të djathtë e kritikoi Zelenskyn për mungesë formaliteti. I veshur me një xhaketë taktike të zezë, këmishë dhe pantallona të zeza, Zelensky iu drejtua të njëjtit gazetar me humor: “Ti je me të njëjtin kostum. Unë ndryshova, ti jo.”
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar