Meksikë, gjenden 6 kokë të prera në një aks rrugor në qendër të vendit

20 Gusht 2025 | 17:00

Gjashtë kokë të prera janë gjetur në një rrugë në një zonë në qendër të Meksikës, që deri më sot nuk ka qenë skenë e dhunës brutale të karteleve.

Agjentë të policisë e bënë zbulimin në aksin që lidh shtetet paqësore Puebla dhe Tlaxcala, por nuk dhanë shumë detaje.

Gjithashtu, ato nuk ishin në gjendje të jepnin një motiv për ngjarjen e rëndë dhe as se cilat grupe kriminale që veprojnë në Meksikë mund të ishin pas saj.

Mediat lokale raportuan se në vendin e ngjarjes ishte lënë edhe një çarçaf ku ishte shkruar një mesazh paralajmërues ndaj bandave rivale nga një grup i quajtur “La Barredora”, që do të thotë “asgjësuesit”.

Bëhet fjalë për të njëjtin emër që përdor një grup jo shumë i njohur kriminal që vepron në shtetin perëndimor të Guerreros, por nuk dihet nëse fshihet ai pas sulmit.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të hedhur dritë.

Përveç trafikut të drogës, bandat në këtë rajon janë në luftë për kontrollin e karburanteve, një biznes që gjeneron miliarda dollarë në vit.

Vrasjet vijnë gjithashtu pas një ofensive madhore të administratës së presidentes Claudia Sheinbaum ndaj trafikut të fentanilit.

Puebla dhe Tlaxcala nuk kanë qenë territore të prekura nga dhuna ekstreme e karteleve, ndryshe nga zona të tjera të Meksikës.

Në qershor, trupat e 20 personave, 4 prej të cilëve me kokë të prerë, u gjetën në Sinaloa, një shtet i gërryer nga dhuna e bandave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026