Valë e re dhune në Meksikë, gjenden 17 trupa të pajetë në një shtëpi të braktisur
Autoritetet meksikane kanë zbuluar trupat e 17 personave në një shtëpi të braktisur, me viktima të dyshuara të krimit të organizuar, që prej vitesh e ka mbërthyer vendin.
Zyra e Prokurorisë së shtetit të Guanajuato njoftoi të martën se trupat u gjetën në qytetin Irapuato, një zonë e njohur për përplasjet e dhunshme mes grupeve kriminale.
Trupat e 16 viktimave ishin në faza të ndryshme dekompozimi: 11 burra, 2 gra dhe 3 persona të paidentifikuar për shkak të gjendjes së rënduar të trupave.
Një trup tjetër u gjet të nesërmen, duke e çuar në 17 numrin e viktimave ndërsa në vendngjarje u gjetën edhe thika, hanxharë, lopata dhe mjete të tjera.
“Trupat janë dërguar për analizë dhe identifikim në laboratorët mjeko-ligjorë,” njoftoi Prokuroria.
Kriza e dhunës në Guanajuato
Shteti i Guanajuatos është një nga më të prekurit nga dhuna në Meksikë. Vetëm në vitin 2024, aty u shënuan mbi 3,100 vrasje – më shumë se 10% e totalit kombëtar. Nga fillimi i vitit 2025, janë regjistruar mbi 1,260 viktima vrasjesh dhe mbi 3,600 persona të zhdukur.
Kjo valë dhune është pjesë e luftës për kontrollin e tregjeve të paligjshme mes Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s (JNGC), tashmë shpallur organizatë terroriste nga SHBA, dhe Kartelit rival lokal Santa Rosa de Lima (SRL).
Morgët e mbingarkuara dhe dhimbja e familjarëve
Morgët në Meksikë janë të mbushura me trupa të paidentifikuar – vlerësimet variojnë nga 50,000 deri në 72,000 trupa që prej vitit 2024. Prokuroria bëri me dije se deri tani janë identifikuar pesë prej viktimave të gjetura në Irapuato.
Një shtet me kontraste të forta
Përkundër trashëgimisë së pasur kulturore dhe atraksioneve turistike, Guanajuato është kthyer në një fushë beteje për grupet kriminale. Shteti mbetet një nga fortesat e fundit të Partisë së djathtë PAN, që ndodhet në opozitë ndaj qeverisë aktuale të majtë (MORENA).
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë