Një person i armatosur vret ndihmësit e kryetares së bashkisë të Meksikos në rrugës
Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje dy ndihmës të lartë të kryebashkiakes së Meksikos, Clara Brugada.
Sekretarja private e kryetarit të bashkisë, Ximena Guzmán, dhe këshilltari i Brugadës, José Muñoz, u vranë teksa po shkonin në punë të martën në mëngjes sipas orës lokale.
Dëshmitarët thanë se një burrë i armatosur hapi fillimisht zjarr ndaj Guzmán, e cila kishte ndaluar makinën e saj në anë të një rruge të ngarkuar për të marrë kolegen e saj, dhe më pas ndaj Muñoz, i cili po bëhej gati të hipte në makinën e Guzmán për udhëtimin e tyre të mëngjesit.
Sipas BBC, personi i armatosur është arratisur me një motoçikletë dhe ka pasur të paktën një bashkëpunëtor. Motivi i mundshëm për vrasjen është ende i panjohur, por sulmi është i fundit në një seri vrasjesh të politikanëve vendas në të gjithë vendin.
Kryetarja e bashkisë Brugada ishte dukshëm e trishtuar gjatë një konference për shtyp kur kujtoi se si kishte “ndarë ëndrrat dhe vështirësitë” me dy ndihmësit e saj gjatë viteve që kishin punuar për të.
Ajo tha se do të sigurohej që vrasjet të mos mbeteshin pa u ndëshkuar.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë