Saranda kthehet në destinacion të preferuar për të rinjtë europianë

20 Gusht 2025 | 18:03

Saranda turistike po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e rinj europianë, të cilët zgjedhin të vizitojnë plazhet dhe atraksionet e qytetit, si dhe të argëtohen në jetën e natës.
Në Sarandë, tipologjia e turistëve ka ndryshuar. Këtë verë, turistët e rinj nga mbarë Europa kanë prevaluar ndaj turistëve familjarë që qyteti priste zakonisht.

“Kemi një sezon të çuditshëm, i cili na ka sjellë surpriza të reja. Ne kemi filluar të reagojmë ndryshe, por ajo që është në thelb, është se ka ndryshuar tipologjia e turistit. Duhet të përdorim një lloj sjelljeje tjetër për këtë kategori vizitorësh. Janë të mirëpritur, sigurisht, por nuk duhet të prevalojë kjo kategori turistësh përballë kategorisë së moshës së mesme dhe moshës së tretë. Këta janë perëndimorë – francezë, holandezë – por janë të moshës 18 deri në 40 vjeç, dhe referenca e tyre është jeta e natës. Ata duan ta përjetojnë personalisht argëtimin”, thotë Arben Çipa, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë Sarandë.

Muaji gusht në Sarandë i përket zakonisht italianëve, por këtë vit, familjet italiane – që zakonisht janë konsumatorë të mirë të restoranteve dhe apartamenteve me qira – janë zëvendësuar nga të rinj që mbërrijnë për të shijuar plazhe të virgjëra dhe jetën e natës.

“Vij nga Roma. Është hera e dytë që vij në Sarandë. Isha edhe vitin e kaluar me familjen time. Më pëlqeu shumë, sikur lashë zemrën këtu, ndaj u riktheva. Kam qenë edhe në Maltë dhe Alicante, por nuk më kanë pëlqyer aq shumë. Saranda është shumë e bukur, ka vende të mrekullueshme dhe, mbi të gjitha, është ekonomike. Ka plazhe fantastike si Ksamil, që për mendimin tim është plazhi më i bukur në Europë. Ka lokale shumë të bukura, të cilat do t’i provojmë në ditët në vijim me miqtë e mi”, thotë një i ri.

“Quhem Alesio dhe vij nga Roma. Është hera e parë që vij në Sarandë. Ma rekomandoi një mik. Deti është shumë i bukur, lokalet janë shumë të bukura. Kemi ardhur dje dhe kemi ende shumë për të zbuluar. Kemi ngrënë edhe ushqim shumë të mirë”, shprehet një tjetër.

Sezoni turistik me të rinj aventurierë dhe me buxhet të kufizuar pritet të mbyllet në fund të këtij muaji, ndërsa strukturat akomoduese janë në pritje të rezervimeve nga turistë të moshës së mesme dhe të tretë për muajt shtator dhe tetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026