Açerbi kapet me tifozin e PSG pas provokimit: Jam i çmendur, do të rrah për vdekje

21 Gusht 2025 | 13:51

Mbrojtësi italian Françesko Açerbi po kalon një periudhë ku shpesh gjendet në epiqendër të polemikave. Pas refuzimit të ftesës nga trajneri Luciano Spaleti për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe humbjes së thellë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, emri i tij është rikthyer në titujt e mediave për një incident me një tifoz.

Ngjarja ndodhi jashtë qendrës stërvitore të Interit në Seattle, ku Açerbi debatoi me një tifoz që mbante fanellën e PSG-së. Episodi është regjistruar me video dhe tashmë është bërë viral në rrjete sociale.

Sipas mediave italiane, tifozi dyshohet se e provokoi mbrojtësin zikaltër, i cili iu përgjigj me tone të ashpra: “Jam një person serioz, nuk më pëlqen të më ngacmojnë. Nëse dëgjoj ‘Açerbi-Barkola’ kur dal, nuk jam dakord me këtë. Jam i çmendur, do të të rrah deri në vdekje.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026