Kompensimi për pronarët/ Mbi 5 mijë dosje të ekzekutuara, u ndanë 4,2 miliardë lekë
Më shumë se 5800 dosje pronash janë kompensuar në 7 muajt e parë të këtij viti. Sipas Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nga janari deri në korrik janë shpërndarë 4,2 miliardë lekë në formën e kompensimit financiar dhe janë dhënë 75,6 hektarë tokë, në formën e kompensimit fizik.
Procesi këtë vit është përshpejtuar, pasi ndryshimet ligjore të bëra vitin e kaluar kërkojnë që brenda 3 viteve, 26 mijë ish-pronarëve që u janë marrë tokat nga regjimi komunist të marrin kompensim.
Kujtojmë se në harkun e 10 viteve, pas vitit 2015 kur u miratua ligji i fundit, janë kompensuar vetëm 870 pronarë ose më pak 5 për qind e totalit të vendimeve të marra.
Ajo që ka vonuar praktikën e kompensimit krahas betejeve të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese kanë qenë edhe numri i ulët i aplikimeve nga ana e qytetarëve si edhe problemet e shfaqura në lidhje me tagrin e prokurave dhe çështje të tjera administrative që kanë penguar përfundimin e procedurave ligjore.
Konkretisht, në 10 vite rezultojnë të jenë depozituar vetëm 2570 kërkesa nga ana e pronarëve të shpronësuar, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 33.8 për qind prej tyre ose 870 vendime.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta