Musk i kërkoi Zuckerbergut të ndihmonte në financimin e blerjes së OpenAI

22 Gusht 2025 | 17:29

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej 97.4 miliardë dollarësh të OpenAI në fillim të vitit 2025, tregojnë dokumentet e gjykatës, raportuan sot mediat amerikane.

Dokumentet janë pjesë e një padie të ngritur vitin e kaluar midis Musk dhe OpenAI në gjykatën federale në Kaliforni Veriore, raporton CNBC.

Një gjyqtar vendosi së fundmi që OpenAI mund të ngrejë një kundërpadi kundër Musk, i cili së bashku me Sam Altman dhe të tjerë bashkëthemeluan kompaninë si një organizatë jofitimprurëse, të formuar në vitin 2015.

Kur Musk paraqiti propozimin e tij për të blerë OpenAI në shkurt, ai u zemërua nga kompania dhe qëllimi i CEO-s së saj Altman për ta transformuar firmën në një organizatë fitimprurëse, sipas CNBC.

Altman dhe Musk, miq të hershëm, u bënë rivalë të betuar pasi OpenAI u vendos si lider në sferën e IA-së, duke marrë miliarda dollarë fonde nga Microsoft.

Musk, i cili lançoi xAI në vitin 2023 dhe shtyu që ajo të ishte një konkurrente e drejtpërdrejtë e OpenAI, më vonë paditi kompaninë duke pretenduar shkelje të kontratës dhe u përpoq ta pengonte atë të bëhej një firmë fitimprurëse.

Në akuzat nga kundërpadia, kompania OpenAI pretendoi se Musk dhe xAI i shkaktuan dëm, si dhe se ai i “ngacmoi” ata duke filluar mosmarrëveshje dhe sulme në rrjetet sociale dhe në shtyp.

Kompania tha gjithashtu se kur Musk dhe xAI u përpoqën të formonin një konsorcium investitorësh për të financuar blerjen e OpenAI, ata kontaktuan Zuckerberg nëpërmjet një letre qëllimi dhe i kërkuan atij të merrte pjesë në marrëveshje dhe investime të mundshme financimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026