52.000 palestinezë janë zhvendosur, “Amnesty International” kërkon hetime për sulmet e Izraelit
Më shumë se 52,000 palestinezë janë zhvendosur nga sulmet ajrore izraelite që kanë shkatërruar ose dëmtuar gati 450 ndërtesa në Rripin e Gazës, tha të martën agjencia e ndihmës e Kombeve të Bashkuara.
Në një deklaratë të veçantë mbi konfliktin, grupi i të drejtave “Amnesty International” tha se sulmet ajrore të Izraelit në ndërtesat e banimit mund të përbëjnë krime lufte.
Izraeli thotë se godet vetëm caqet e ligjshme ushtarake dhe se bën gjithçka që mundet për të shmangur viktimat civile.
Rreth 47,000 nga njerëzit e zhvendosur kanë kërkuar strehim në 58 shkolla të drejtuara nga OKB në Gaza, u tha gazetarëve Jens Laerke, një zëdhënës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Gjenevë.
Laerke shtoi se 132 ndërtesa ishin shkatërruar dhe 316 ishin dëmtuar rëndë, duke përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë qendra të kujdesit shëndetësor parësor, si dhe një impiant për shkripëzimin, duke ndikuar në aksesin në ujë të pijshëm për rreth 250,000 njerëz.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara mirëpriti faktin se Izraeli kishte hapur një vendkalim kufitar për furnizime humanitare por bëri thirrje që një tjetër vendkalim të hapet gjithashtu.
“Amnesty International” me qendër në Londër bëri thirrje për një hetim mbi sulmet ajrore në ndërtesat e banimit në Gaza.
Amnistia, e cila u kërkoi të dy palëve javën e kaluar të mos shkelnin ligjin humanitar, tha se kishte dokumentuar katër sulme vdekjeprurëse nga Izraeli të nisura në shtëpitë e banimit pa paralajmërim paraprak dhe i bëri thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të hetuar.
Lexoni gjithashtu:
Hungaria i vetmi komb kundër thirrjes së BE për armëpushim Izrael-Hamas
BE samit për Gazën, ministrat e Jashtëm takohen virtualisht për zgjidhjen e konfliktit
Erdogan dënon fuqitë perëndimore për mosveprim ndaj Izraelit
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta