I shpëtoi mrekullisht aksidentit ku vdiqën dy motrat, si është gjendja e 24-vjeçares

25 Gusht 2025 | 10:17

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, në vendin e njohur si kthesa e “Pularisë”.

E vetmja që i mbijetoi përplasjes së fortë ishte Antonela Zhupa, 24 vjeç, e cila u dërgua fillimisht në spitalin e Sarandës me politrauma, por sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për trajtim më të specializuar, e reja është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga aksidenti humbën jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, Ela Dhimaku, 22 vjeçe, dhe pasagjerja Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, të dyja nga fshati Kopaçez i Delvinës.

Viktimat janë motra me njëra tjetrën dhe ishin njëra drejtuesja e mjetit, tjetra pasagjere në vend të parë, duke bërë që goditja ballore me mjetin tip “Audi” të rezultonte fatale.

Sipas informacionit zyrtar, automjeti ku udhëtonin vajzat u përplas me një mjet tip “Audi”, i drejtuar nga Kevi Norra, 23 vjeç.

Përplasja ka rezultuar fatale për dy të rejat, ndërsa vetëm Zhupa arriti të shpëtojë, e cila ishte ulur në pjesën e pasme.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026