“Eurovision 2021”, kualifikohen 10 shtetet e para për në natën finale
Festivali i Eurovision filloi të martën me 16 vende që luftuan për të siguruar një vend në finale e madhe të së shtunës.
Në gjysmëfinalen e parë morën pjesë Lituania, Sllovenia, Rusia, Suedia, Australia, Maqedonia e Veriut, Irlanda, Qipro, Norvegjia, Kroacia, Belgjika, Izraeli, Rumania, Azerbajxhani, Ukraina dhe Malta, por vetëm 10 prej tyre kaluan fazën e parë.

Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet ditën e enjte, në të cilën do të performojë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.
Një total prej 26 vendeve do të marrin pjesë në finalen e së shtunës në mbrëmje, e cila këtë vit zhvillohet në Roterdam, Holandë, pas fitores së vendit në edicionin e kaluar.
Festivali është tani në vitin e 65-të të tij dhe një total prej 39 vendeve po marrin pjesë në konkursin e këtij viti, të gjitha europiane, me përjashtim të Izraelit dhe Australisë.
Kriza globale e shëndetit ka ende një ndikim këtë vit në këtë event muzikor, pasi vetëm 3,500 njerëz do të lejohen që të ndjekin nga afër festivalin.
Të gjitha këta persona janë testuar.
Favoritet e këtij viti për të “rrëmbyer” çmimin e parë janë Italia, Franca dhe Malta, sipas EurovisionWorld.com.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona