Përmbytjet në Pakistan, OKB: 400 persona humbën jetën në 10 ditë
Përafërsisht 400 persona janë vrarë dhe më shumë se 190 janë plagosur në Pakistan gjatë 10 ditëve të fundit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
“Gjatë 10 ditëve të fundit, 400 persona janë vrarë dhe më shumë se 190 të tjerë janë plagosur në Pakistan për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të shpejta në zonat e Khyber Pakhtunkhwar, Gilgit-Baltistan dhe Kashmir, sipas autoriteteve. Më shumë se 20,000 persona mbeten të zhvendosur për shkak të përmbytjeve”, raportoi OCHA.
Personat e prekur nga përmbytjet kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, ujë të pastër, furnizime higjienike dhe materiale për rindërtimin e strehimoreve. Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Tom Fletcher, ka ndarë 600,000 dollarë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës.
OCHA vuri në dukje se gjatë sezonit të musoneve të këtij viti, Pakistani është “përballur me shkatërrime të gjera nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet, me 798 viktima të raportuara dhe më shumë se 1.000 të plagosur” që nga qershori.
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil