Sulm në SHBA pranë një shkolle katolike në Minesota, raportohen 20 të plagosur
Autoritetet kanë “neutralizuar” një person të armatosur pasi guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, deklaroi se policia kishte reaguar ndaj një incidenti me të shtëna pranë një shkolle katolike në Minneapolis.
“Nuk ka më një kërcënim aktiv për komunitetin në këtë moment,” thuhet në një postim të qytetit të Minneapolis në platformën X. “Personi i armatosur është vënë nën kontroll.”
Më herët, guvernatori Walz kishte deklaruar se ishte “informuar për një incident me të shtëna në shkollën katolike Annunciation dhe do të japë përditësime ndërsa marrim më shumë informacion.”
Ai shtoi se Byroja e Minnesotës për Hetime Kriminale dhe Patrulla Shtetërore ndodhen në vendngjarje.
“Po lutem për fëmijët dhe mësuesit tanë, të cilëve java e parë e shkollës iu prish nga ky akt i tmerrshëm dhune,” u shpreh guvernatori.
Rreth 20 persona janë plagosur nga të shtënat, sipas dy burimeve federale.
Të dy burimet thonë se të shtënat filluan rreth një orë më parë.
Ata e përshkruajnë personin që qëlloi si një burrë të veshur me të zeza dhe që mbante një pushkë.
Asnjë armë tjetër nuk është përmendur në këtë fazë por kërkimi është ende duke vijuar.
Burimet i thanë CBS News se nuk duan të spekulojnë për viktima.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut