Aksidentohet autobusi me 40 nxënës në Australi, humbet jetën një vajzë

27 Gusht 2025 | 20:55

Një autobus që po transportonte 40 nxënës nga Kolegji i Krishterë Geelong në Melbourne u përmbys në rrugë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë qytetit të Geelong të mërkurën në mëngjes në Australi.

Fatkeqësisht nga aksidenti ka humbur jetën një vajzë. Një nxënës mësohet se ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar me helikopter në spital. Nga aksidenti u plagosën edhe dhjetë studentë të tjerë, përfshirë shoferin. Ata u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Tetë ambulanca mbërritën në vendngjarje, përfshirë helikopterë si dhe njësi të tjera të kujdesit intensiv. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. Ky incident vjen pas të shtënave në SHBA ku humbën jetën dy nxënës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026