Akuzat ndaj Dimal Bashës për UÇK-në: Kam shkruar vetëm për islamin radikal
Një hulumtim i bërë në vitin 2012, bashkautor i të cilit është edhe kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, ka nxitur debat dhe akuza të shumta në adresë të tij.
Kjo pasi në këtë hulumtim, i realizuar kur Basha ishte ende student, flitet shumë negativisht për UÇK-në.
Aty thuhet se UÇK-ja është krijuar nga kriminelë, banda dhe trafikantë droge, dhe se diaspora është detyruar të japë para për UÇK-në nën kërcënimin e njerëzve të krimit.
Publikimi i këtij punimi bëri që kryekuvendari të thërrasë një konferencë urgjente për media.
Ai sulmoi mediat që, sipas tij, po shpifin ndaj tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Basha, edhe pse është bashkautor i hulumtimit, u arsyetua me faktin se ai ka shkruar vetëm pjesën që trajton islamin radikal dhe se nuk ka shkruar asnjë fjalë për UÇK-në.
“Nuk është hera e parë që unë si Dimal Basha, e as ne si Lëvizje, sulmohemi me të pavërteta në çarqe të caktuara. Është jashtëzakonisht e lodhshme që në këtë vend shpifjet nuk kanë të ndalur, dhe prandaj ndjej përgjegjësi të sqaroj para qytetarëve akuzat e ulëta që janë ngritur kundër meje. Unë, në vitin 2012, në kohën kur kam qenë student ashtu si shumë studentë të tjerë kemi dorëzuar hulumtime për publikim. Aso kohe kam bërë hulumtim për çështjen e depërtimit të islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus të veçantë në Kosovë.Kam dorëzuar vetëm hulumtimin që lidhet me këtë temë dhe këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë. Për dijeni, edhe tema ime e diplomës në master, e publikuar në vitin 2013, mbulon vetëm këtë pjesë.Asnjë fjalë të vetme aty nuk do të gjeni për UÇK-në apo çfarëdo tjetër.”-tha Basha.
Megjithatë, ai nuk deklaroi në asnjë moment se e ka kundërshtuar publikimin e një hulumtimi të tillë, ku figuron si bashkautor. Po ashtu, Basha theksoi se luftën e UÇK-së e konsideron të shenjtë dhe se distancohet nga të gjithë ata që kanë komente kundër kësaj vlere.
“Unë, Dimal Basha, si kryetar Kuvendi dhe si çdo qytetar i kësaj republike, e kam të shenjtë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Unë u përulem secilit që ka kontribuar në luftë dhe në paqe.Dua të deklaroj me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe kombëtare se kurrë në jetën time nuk kam shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë. Kjo nuk ka nevojë për koment, sepse distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere.”-tha Basha.
Basha shtoi se ata që e akuzojnë sot, janë të njëjtit që dikur e quanin edhe presidentin Ibrahim Rugova “tradhtar”, e sot e quajnë Albin Kurtin “njeri të Serbisë”.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan