EMRI/ Detaje nga vrasja në Shkodër, zbulohet autori ngjarjes

28 Gusht 2025 | 21:03

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Abat të njësisë administrative Shalë, mbrëmjen e së enjtes, ku një 61-vjeçar u vra me armë zjarri. Viktima është shtetasi Piro Prroni, banues prej vitesh në Tiranë.

Sipas informacioneve të fundit, është zbuluar dhe dyshohet si autor i ngjarjes shtetasi Ndoc Maçaj, bashkëfshatar i viktimës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes autorit të dyshuar dhe viktimës ka pasur një konflikt të hershëm që zgjaste prej më shumë se 10 vitesh.

Shkak për rikthimin e konfliktit dyshohet të jetë procesi i regjistrimit të tokave, i cili ka nisur kohët e fundit në zonën e Shalës dhe në disa njësi administrative të Shkodrës. Kjo ka rikthyer tensionet mes palëve për pronësinë e parcelave të tokës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të dokumentuar çdo provë dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar. Hetimet po vijojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026