Rikthehen radhët e gjata në Qafë Thanë, vonesa në kalimin për në Maqedoninë e Veriut

30 Gusht 2025 | 13:57

Radhët e gjata janë rikthyer sërish këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, në dalje të Shqipërisë drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Radha e automjeteve arrin më shumë se 2 km gjatësi, ndërsa ato janë ndarë në tre korsi.

Në radhë po presin makina me targa maqedonase, por edhe të Bashkimit Europian, pasi turistët që kanë kaluar pushimet në Shqipëri po rikthehen në vendet e tyre.

Situata e përsëritur gjatë këtij sezoni veror ka bërë që kalimi të jetë i ngadaltë dhe të krijohen vonesa të gjata për shtetasit në të dyja krahët e kufirit.

Pavarësisht se po punohet me tre sportele, prania e gjatë e mjeteve dhe përpunimi i ngadalshëm i dokumenteve në dalje të Shqipërisë ka krijuar nervozizëm, ndërsa boritë e automjeteve janë bërë mënyra e vetme për të shprehur frustrimin e udhëtarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026