Operacion i madh në Kretë/ 48 të arrestuar, mes tyre oficerë policie dhe ushtarakë

31 Gusht 2025 | 20:45

Një operacion i gjerë i policisë greke është duke u zhvilluar prej orëve të para të mëngjesit të së dielës në Kretë, konkretisht në Hania dhe Rethymno, me qëllim goditjen e një organizate kriminale që sipas autoriteteve është përfshirë në aktivitete të paligjshme si trafik droge, armësh, zhvatje dhe pastrim parash.

Operacioni, i cili po zhvillohet nën praninë e 8 oficerëve gjyqësorë dhe në koordinim me Nëndrejtorinë e Sigurisë së Hanias, ka çuar deri tani në arrestimin e 48 personave.
Sipas informacioneve, hetimi ka vazhduar prej muajsh dhe filloi pas një incidenti në të cilin u vendos një pajisje shpërthyese që synonte një oficer policie në janar.

Lidhur me këtë, u përcaktua se ajo ishte vendosur nga trafikantë kokaine, me të cilët oficeri i policisë kishte pasur të bënte dhe kishte ngritur një padi kundër tyre.

Mes të ndaluarve janë edhe një oficer policie, dy pjesëtarë të forcave të armatosura dhe një ushtarak i forcave ajrore.

Sipas policisë greke, gjatë kontrolleve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kanabisi dhe kokaine, si dhe armë zjarri, përfshirë pistoleta dhe pushkë luftarake, si dhe automjete të përdorura për aktivitetin kriminal.

Hetimet vijojnë, ndërsa priten të tjera arrestime dhe zbardhje të mëtejshme për përmasat e kësaj organizate të strukturuar kriminale që operonte prej vitesh në Kretë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë vijimit të hetimeve pritet të konfiskohen pajisje elektronike, si kompjuterë dhe telefona celularë, si dhe të kryhen kontrolle të imtësishme në banesat e të arrestuarve, për të thelluar zbardhjen e aktivitetit të grupit.

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është përfshirja e personelit me uniformë në rrjetin kriminal.

Hetimet janë në kulm dhe autoritetet paralajmërojnë zhvillime të reja në ditët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026