45 mijë pensione të llogaritura gabim, hapen kërkesat për korrigjimin 

1 Shtator 2025 | 14:58

Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim.

Kerkesa mund të bëhet në platformën E-Albania,  ne seksionin “Kerkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve.

Përvec rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit.

Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit,  pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike.

Më herët, për të verifikuar gabimet në përllogaritjen e pensioneve, ishin ekspertët e sigurimeve shoqërore, të cilët përzgjidhnin në mënyrë rastësore një sërë dosjesh në agjencitë rajonale.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gabimet në llogaritjen e pensioneve janë në nivelin 5% ose rreth 45 mijë pensione bazuar në numrin e përgjithshëm të të moshuarve në vend.

Ndërkohë, kategoritë më të prekura janë punonjësit në sektorin privat, punonjësit sezonalë, emigrantët dhe punonjësitë e viteve 1990-2000.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026