Rishikohet buxheti i vitit 2025: 56 mln euro për sigurinë digjitale

13 Qershor 2025 | 14:26

Qeveria ka ndryshuar buxhetin e vitit 2025, duke rishpërndarë 118 mln euro. Kjo shumë do të shkojë për sigurinë kompjuterike dhe bujqësinë.

118 mln euro nga buxheti i shtetit do të përdoren për nevoja që nuk ishin planifikuar në fillim të vitit. Ministria e Financave ka miratuar aktin normativ, duke marrë paratë e pashpenzuara deri tani nga disa ministri dhe institucione, për t’i shpërndarë ato në fushën e sigurisë kibernetike, bujqësi dhe për projekte të infrastrukturës.

Konkretisht, 56 mln euro do të shkojnë për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për forcimin e sigurisë digjitale. Ndërkohë, 30 mln euro do t’i marrë Ministria e Bujqësisë, për të aplikuar garanci sovrane te Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e prodhimit bujqësor e blegtoral.

Pjesa tjetër e parave do shkojë për planifikime në Ministrinë e Mbrojtjes, të Arsimit dhe Shëndetësisë.

Pavarësisht ndryshimeve, deficiti buxhetor mbetet në nivelin prej 680 mln euro dhe borxhi publik nuk pëson ndryshime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026