“Të rritet buxheti për filmin”, kineastët dëgjesë publike me ministrinë
Problemet, sfidat dhe nevojat për ndryshime ligjore të kinematografisë u diskutuan në një dëgjesë publike të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kineastë e producentë të pranishëm renditën shqetësimet që hasin çdo ditë në punën e tyre duke nisur nga baza ligjore, te mungesa e hapësirave, politikave, buxheteve e vizioneve.
“Ne duhet te shkojmë drejt ndryshimeve dhe të nise punë shpejt për konceptimin e ri të një ligji audioviuzal, që përfshin agjenci të re, e mënyrë të re strukturimi”,-tha Dritan Huqi.
“Është e pamundur që baza ligjore me të cilën funksionojmë në këtë moment të jetë funksionale nëse ne do të duam të- bëjmë taksë incentive, të ndërtojmë industri, dhe duam të bazohemi te taksat”,-u shpreh producentja Sabina Kodra.
“Është bërë 8-vjeç e gjysmë a 9 vjeç fillimi i ligjit për incentivat dhe taksat. Ishalla për 10 vjetor ta kemi ligjin se është urgjente”,-tha Genc Përmeti.
“ Është koncept se si duhet të veprojë ministria. Nuk duhet ta trajtojë kinematografinë, sikur jep ca para që janë të humbura. Ato para janë investim që sjellin investim. Kështu duhet të kuptuar kjo. Unë kam marrë 300 mijë euro dhe kam sjell 1 mln euro nga bashkëprodhimet që kanë ardhur këtu”,-tha Edmond Budina.
“ Ne nuk kemi distributor, sepse s’kemi kinema dhe pa to s’kemi mundësi që filmi të bëjë ciklin e tij, të shkojë ne kinema e përmes biletave, paratë të rikthehen”,-tha Edmond Topi.
Ne nuk kemi distributor, sepse s’kemi kinema dhe pa to s’kemi mundësi që filmi të bëjë ciklin e tij, të shkojë ne kinema e përmes biletave, paratë të rikthehen.
Ndërsa diskutuan një sërë çështjes kineastët theksojnë se Qendra kombëtar e kinematografisë duhet të reformohet sa i përket produktit audiovizual kombëtar dhe bashkëprodhimeve ndërkombëtare, gjë që sipas tyre do të hap dhe vende pune.
Mes të tjerash ata shtuan se në këtë aspekt rol të rëndësishëm luan edhe kryetari i QKK-së, që sipas kineastëve nuk duhet ta drejtojë institucionin si pronë private.
Për momentin, QKK-ja pritet të zgjedhë një drejtues të ri pas shkarkimit të Eol Çashkut.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko