Thyen arrestin në shtëpi dhe vjedh një makinë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

3 Qershor 2025 | 16:00

Një 36-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe u kap në flagrancë duke vjedhur një automjet në zonën e rrugës “Siri Kodra”.

Shtetasi D. Ç., i dënuar më parë për vjedhje, nuk iu bind urdhrit të Policisë për ndalim dhe tentoi të largohej me mjetin e vjedhur. Pas një ndjekjeje nga shërbimet e disa komisariateve dhe të Policisë Rrugore, ai braktisi automjetin në aksin “Rinas-Tiranë” dhe u përpoq të arratisej në këmbë, por u kap dhe u vu në pranga.

Automjeti i vjedhur është sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj D. Ç. tashmë rëndojnë disa vepra penale, përfshirë thyerjen e masës së sigurisë dhe vjedhjen.

“Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë dhe ka vjedhur një automjet në rrugën “Siri Kodra”. Shërbimet e Policisë Rrugore i është kanë bërë shenjë për ndalim, në rrugën “Siri Kodra”, por ai nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbime të tjera policie janë vënë në ndjekje të shtetasit D. Ç., deri në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”, ku ai ka braktisur automjetin e vjedhur dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026