Dumani dhe homologët finlandezë japin detaje nga operacioni: U kapën 300 kg drogë

3 Qershor 2025 | 12:52

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Finlandës, ka finalizuar një operacion të përbashkët kundër disa grupeve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur në Tiranë, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe përfaqësues të lartë të prokurorisë finlandeze dhanë detaje për operacionin, i cili është rezultat i një hetimi të gjatë dhe bashkëpunimi të ngushtë mes dy vendeve.

Dumani bëri me dije se janë goditur disa grupe kriminale shqiptare, të cilat kanë shtrirë aktivitetin e tyre në vendet nordike.

“Ky hetim i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze përfaqëson një sukses të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar gjithashtu krijimin e njësisë së parë hetimore të përbashkët mes dy vendeve. Hetimi konfirmon se krimi i organizuar shqiptar ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën.Gjatë këtij operacioni janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë marijuanë dhe droga sintetike. Rezultatet janë frut i një pune të gjatë hetimore dhe bashkëpunimi të ngushtë ndërkombëtar.”- tha Dumani

Detaje të tjera u dhanë edhe nga komisari për krimet në Byronë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, i cili theksoi se hetimi dyvjeçar përfshiu arrestimin e 55 personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme prej 300 kg droge.

“Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK gjatë dy viteve të fundit. Para dy vitesh, në Finlandë u zhvillua një hetim ku u arrestuan 55 shtetas. Në kuadër të këtij hetimi u sekuestruan 300 kilogramë drogë, e cila vinte nga Spanja dhe Holanda. Nga droga e sekuestruar, 170 kilogramë ishin amfetaminë, 10 kilogramë kokainë dhe pjesa tjetër 100 kg marijuanë dhe kanabis dhe disa tableta të lëndëve narkotike. Hetimi ynë zbuloi se drejtuesit kryesorë të këtij trafiku ishin shtetas shqiptarë,” deklaroi ai.

Sa i takon aksionit në Shqipëri, SPAK bëri me dije se janë arrestuar 9 nga 11 personat e dyshuar, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për kapjen e dy të tjerëve.

Gjatë operacionit brenda vendit janë sekuestruar rreth 8 automjete, telefona celularë dhe dokumente të rëndësishme, përfshirë materiale në gjuhën finlandeze, që lidhen me aktivitetin kriminal të të arrestuarve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026