SPAK finalizon një operacion të madh antidrogë në bashkëpunim me autoritetet e huaja
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të rëndësishëm që lidhet me trafikun e lëndëve narkotike. Aksioni është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet ligjzbatuese finlandeze.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se ky hetim dyvjeçar përfaqëson një arritje të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe solli krijimin e njësisë së parë hetimore të përbashkët mes dy vendeve. Sipas Dumanit, grupet kriminale kishin shtrirë aktivitetin e tyre në vendet nordike, përfshirë Finlandën, dhe ishin të përfshira në trafikimin e marijuanës, drogës sintetike dhe kokainës.
Komisari i Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë konfirmoi se në kuadër të këtij operacioni, që nisi në vitin 2022, janë arrestuar 55 persona dhe janë sekuestruar 300 kg drogë, përfshirë 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë, 100 kg kanabis dhe tableta narkotike. Ai nënvizoi se hetimi identifikoi shtetas shqiptarë si drejtues të rrjetit të trafikut.
Në Shqipëri, SPAK arrestoi 9 nga 11 të dyshuar dhe sekuestroi automjete, telefona celularë, dokumente dhe prova të tjera të rëndësishme që lidhen me veprimtarinë kriminale. Hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe rrjeteve të mundshme të përfshira.
LEXONI GJITHASHTU:
- Asgjësohet karteli ballkanas: Kapen 8 tonë kokainë, drejtohej nga Dubai
- Raporti i Antimafias: Grupet shqiptare negociojnë me kartelet e kokainës
Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks