Raporti i Antimafias: Grupet shqiptare negociojnë me kartelet e kokainës
Në raportin e Drejtorisë Hetimore të Antimafias (DIA), thuhet se organizatat kriminale shqiptare përbëjnë një rrezikshmëri të lartë dhe një prani të theksuar në aktivitetet e paligjshme, në veçanti në trafikun e drogës.
Ky raport ka analizuar situatën për 6-mujorin e parë të vitit 2023.
“Bëhet fjalë për grupe të strukturuara mirë dhe të mbështetura tek solidariteti mes tyre, pasi bazohen në lidhje familjare”, nënvizon raporti.
Sipas tij, organizatat shqiptare janë përshtatur mirë edhe në nivel ndërkombëtar, pasi janë në gjendje të negociojnë në mënyrë direkte me kartelet amerikano-jugore, në vendet prodhuese, të sasive të mëdha të kokainës.
“Shumë operacione anti-drogë të kryera në rajone të ndryshme italiane kanë vërtetuar gjithashtu veprimin e tyre në sinergji me kriminalitetin autokton”, vijon dokumenti i Antimafias.
Në të shtohet më tej se, këto organizata me kapacitete ndërkombëtare transportojnë nga brigjet shqiptare në territorin italian, përmes gomoneve dhe mjeteve të tjera lundruese, emigrantë të etnive të ndryshme, kryesisht iranianë, pakistanezë, irakenë, egjiptianë, sirianë dhe afganë.
Në këtë lloj trafiku, aksi i preferuar mbetet Kanali i Otrantos, përfundon raporti.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës