“Pijet energjike varësi si kokaina”, mjekët: Fëmijët i konsumojnë çdo ditë, ja dëmet
Por konsumi i këtyre pijeve, që joshin adoleshentët me anë të shijeve të ndryshme dhe ëmbëlsisë së shtuar çon deri në varësi ndaj substancave që ato përmbajnë.
“Varësia karshi sheqerit që përmbajnë pijet energjike karshi kafeinës, taurinës, janë njëlloj si varësia nga kokaina, apo nga substancat e tjera”,-tha Sonila Bitri, mjeke toksikologe.
Gjatë intervistës për Euronews Albania mjekja toksikologe Sonila Bitri, thotë se shpesh në urgjencë paraqiten të rinj me probleme shëndetësore.
“Kanë ardhur pacientë me gjendje ankthi, të përzjera, të vjedha, dhimbje koke. 16 vjeç ka qenë rasti me moshën më të vogël”,-tha toksikologia.
Por dëmët në shëndet kalojnë dhe përtej një urgjence mjekësorë.
“Japin çrregullime të ritimit të zemrës, çrregullime emocionale. Pacientët vijnë me gjendje ankthi, me atake paniku, rrahje të shpeshta zemre, vështirësi në frymëmarrje. Gjithashtu veshkat janë një tjetër organ që dëmtohen nga konsumimi i lëndëve energjetike”,-tha Sonila Bitri.
Mjekët kardiolog, nga ana tjetër kanë vënë re se vitet e fundit janë rritur problemat kardiake te grupmoshat e reja dhe gjithëcka e lidhin me stilin e jetesës që në adoleshencën e hereshme.
Në treg janë me qindra lloje të pijeve energjike, ato janë të ndaluar që t’ju shiten fëmijëve apo të përdoren prej tyre, por askush nuk e zbaton. Për pasojë pijet energjike janë kthyer në të preferuarat e grupmoshës 13-35 vjeç , që rezultojnë të jenë konsumatorët më të mëdhenj.
LEXONI GJITHASHTU:
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 18:42 Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar