Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje koalicioni.
Partia fituese, Vetëvendosje insiston se qëllimi i saj është arritja e një marrëveshje të gjerë bashkëqeverisjeje me partinë e tretë, LDK. Por, deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci thotë për Euronews Albania se faktorë brenda LDK-së po punojnë që ta pengojnë këtë marrëveshje.
“E keni parë takimin e parë me LDK-në, por fatkeqësisht në LDK në momentin kur filluan hapat e parë për t’u bërë një marrëveshje politike, ka problem brenda këtij subjekti politik, e që është pjesa me PDK-në, e ish-ministrave me PDK-në që kanë qenë në koalicion. Ata janë kundër dhe si duket do të ketë votëbesim për kryetarin aktual Lumit Abdixhiku. Ne jemi shumë të gatshëm dhe ky vend nuk guxon të shkoj në zgjedhje, duhet të formohen institucionet dhe të ketë një marrëveshje politike, prandaj shpresoj që LDK-ja do të reflektojë”, tha Mefail Bajqinovci – Deputet i zgjedhur i Vetëvendosjes.
Pritja për seancën lidhet edhe me zhvillimet e brendshme në LDK, pas kërkesës së 150 delegatëve për Kuvendin e jashtëzakonshëm që kërkon largimin e Abdixhikut nga drejtimi me partinë. Florian Dushi i Degës së II të LDK-së në Prishtinë thotë se dinamikat në parti nuk duhet të lidhen me planet për institucionet e reja.
“Unë nuk besoj që kjo është ndonjë qarje e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është proces staturar, i brendshëm dhe demokratik që është duke ndodhur. Megjithatë, organet në parti janë funskionale dhe ne konsiderojmë se deri në momentin e Kuvendit ata e kanë përgjegjësinë statutare që tashmë e kanë”, tha ai.
Presidentja në detyrë Haxhiu pritet ta caktojë datën për seancës e parë për fillim të muajit gusht, kurse Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së do të duhej të mbahej para kësaj.
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet