SPAK godet grupin kriminal, Kraja:Trafik droge nga Shqipëria, Spanja drejt Finlandës

3 Qershor 2025 | 12:59

SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet e Finlandës, duke goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Prokurori i Posaçëm Arben Kraja ka dhënë detaje lidhur me operacionin duke u fokusuar kryesisht në shtrirjen e aktivitetit kriminal dhe shpërndarjen e tij.

Kraja thekson se aktiviteti kriminal nisi në Shqipëri duke bërë më pas menjëherë procedimin penal në bashkëpunim me autoritetet finlandeze.

“Hetimi ka nisur në Shqipëri, bazuar në informacionin spontan të dërguar nga autoritete finlandeze në SPAK, pasi kishin konstatuar shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal.

Në Shqipëri u regjistrua menjëherë procedimi penal dhe në kontakt me autoritetet finlandeze u vendos të krijonim një skuadër të përbashkët hetimore që u finalizua shumë shpejt.

Nga ky hetim kemi nxjerrë disa problematika që tregojnë shtrirjen dhe shpërndarjen e aktivitetit kriminal të shtetasve shqiptarë jashtë Shqipërisë, pra përfshirje nga Shqipëria, Spanja dhe drejt Finlandës. Kemi arritur të kemi sukses duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që do kryejmë hap pas hapi.

Ky fenonem i konstatuar ndaj shtetasve shqiptarë që është shtrirë shumë jashtë territorit të Shqipërisë, e bëjnë të domosdoshme një qasje të SPAK-ut, të domosdoshme dhe shumë aktive. Besimi i autoriteteve finlandeze duke na dërguar informacionin fillestar për të vazhduar më pas aktivitetin bashkë, tregon që jemi në të njëjtin ritëm për të luftuar krimin e organizuar”, tha Arben Kraja.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Alfred Shehu, u ndal në një tjetër detaj të rëndësishëm në bashkëpunimin mes grupeve kriminale dhe rolin që kishin secili prej tyre.

“Karakteristikë ka qenë bashkëpunimi i tyre me njëri tjetrin, grupe të veçanta. Dy nga grupet realizonin trafikimin për ta dërguar nga Spanja apo Hollanda për në Finalandë nga ku kishin dhe rrjetin e tyre të shpërndarjes.

Një grup tjetër kriminal i drejtuar nga shtetas shqiptar vepronte vetëm në Finlandë në lidhje me sigurimin, blerjen dhe shitjen e lëndëve narkotike në Finlandë. Një grup tjetër i drejtuar po nga shtetas shqiptar kishte si detyrë të tij organizimin e trafikimit të mariuanës nga Spanja drejt Finlandës nëpërmjet shërbimit postar.

Sa i përket krerëve të grupeve, një pjesë e tyre kanë qenë më parë penalisht në Finlandë dhe nuk kanë qenë të evidentuar në Shqipëri. Pas kthimit të tyre në Shqipëri kanë drejtuar aktivitetin nga Shqipëria ose shtete të tjera të BE-së. Kjo ka qenë një nga rezultatet e hetimit të përbashkët”, tha Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026