Trafikonin drogë në Finlandë, arrestohen 9 persona me urdhër të SPAK, 2 në kërkim

3 Qershor 2025 | 12:59

Policia finlandeze dhe SPAK kanë goditur një grup të trafikut të drogës, i cili akuzohet se e sillte drogën nga Spanja dhe Holanda në Finlandë.

Sipas autoriteteve finlandeze, grupi drejtohej nga shtetas shqiptarë, ndërsa në konferencën e së martës, prokurori i SPAK Alfred Shehu dha detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në Shqipëri.

Sipas prokurorit të SPAK, janë lëshuar 11 urdhra arresti, të cilat janë miratuar nga gjykata, ndërsa janë arrestuar 9 nga 11 personat dhe për dy të tjerët vijon puna për kapjen.

“Në qershor të vitit 2023 u regjistrua procedimi penal për veprat në fushën e narkotikëve, duke përfshirë trafikimin, prodhimin, shitjen, shpërndarjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike. Këto fakte u konstatuan fillimisht në Finlandë. Në fund të nëntorit 2023 u krijua skuadra e përbashkët hetimore ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe finlandeze.

Hetimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë, duke përdorur metoda speciale hetimore, përfshirë përgjimet. Edhe pas formimit të skuadrës, veprimtaria kriminale vijonte në Finlandë, ku u bë edhe shkëmbimi i informacionit midis autoriteteve të dy vendeve. Kjo bashkëpunim i ngushtë rezultoi në zbardhjen dhe kapjen e sasive të tjera të lëndëve narkotike gjatë vitit 2024.

Në përfundim të hetimeve, u përcaktua data e aksionit të përbashkët. Në maj të vitit 2025 u dërgua kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për 11 persona. Gjykata e Posaçme në datën 2 qershor 2025 pranoi kërkesën për arrest me burg të 11 të dyshuarve.

Janë lëshuar urdhërat e ekzekutimit dhe për zbatimin e tyre janë angazhuar Policia dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aksioni u krye më 3 qershor në mëngjes, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze që morën pjesë aktivisht.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë arrestuar 9 nga 11 personat e dyshuar, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për kapjen e dy të tjerëve. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 8 automjete, telefona celularë dhe dokumente të rëndësishme, përfshirë materiale në gjuhën finlandeze, që lidhen me aktivitetin kriminal të të arrestuarve”. tha prokurori i SPAK, Alfred Shehu.

Kujtojmë që Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Finlandës, ka finalizuar një operacion të përbashkët kundër disa grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026