Helmim masiv në Indonezi: 400 fëmijë u sëmurën pasi hëngrën vakte falas në shkollë

2 Shtator 2025 | 15:23

Rreth 400 fëmijë në Indonezi u sëmurën pasi hëngrën vakte falas në shkollë, rasti më i keq i helmimit masiv nga ushqimi deri më sot në atë vend, raporton AP.

Në provincën perëndimore indoneziane të Bengkulu-së, fëmijët e moshës 4 deri në 12 vjeç u dërguan me urgjencë në një spital lokal duke u ankuar për dhimbje stomaku.

Autoritetet do të nisin një hetim për shkakun e sëmundjes, tha zëvendësguvernatori i provincës Mian.

“Ne do ta pezullojmë përkohësisht punën në këtë kuzhinë ndërsa hetojmë se ku janë pikat e dobëta. Kjo është përgjegjësi e ekipit hetimor të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe autoriteteve”, tha ai.

Sipas AP, incidenti lidhet me programin ushqimor të Presidentit Prabov Subiant.

Prabovo nisi një program me vakte falas për fëmijët dhe gratë shtatzëna në janar, por iniciativa u pengua nga helmimi masiv nga ushqimi në të gjithë arkipelagun, duke prekur qindra njerëz.

Muajin e kaluar, 365 persona u sëmurën nga vaktet falas në shkollë në ishullin indonezian të Java-s.

Sipas raportimeve të mediave lokale, rezultatet laboratorike treguan se shpërthimi ishte rezultat i higjienës së dobët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë t’u duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026