Trump dhe Zelensky planikojnë ditën e sotme një bisedë telefonike, fokus Rusia
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë ditës së sotme. Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se Trump ka në plan të kontaktojë së shpejti edhe presidentin rus, Vladimir Putin, në përpjekje për të nxitur dialogun mes dy vendeve në konflikt.
Trump ka shprehur angazhimin e tij për të ndërmjetësuar një takim mes Putinit dhe Zelenskyt, me qëllim finalizimin e një marrëveshjeje paqeje. “E kam ndjekur nga afër situatën, kam biseduar me Presidentin Putin dhe Presidentin Zelensky. Diçka pritet të ndodhë, por ende nuk janë të gatshëm. Megjithatë, kjo do të ecë përpara,” u shpreh Trump në një intervistë për CBS News.
Nga ana tjetër, Moska ka refuzuar kërkesat për garanci sigurie të paraqitura nga Kievi, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin evropian. Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, ka kritikuar ashpër Zelenskyn, duke deklaruar se propozimet e tij janë një imitim i “partisë evropiane të luftës”.
“Propozimet e Ukrainës për siguri janë të papranueshme dhe përfaqësojnë një rrezik serioz për kontinentin. Idetë që promovon lideri i Kievit nuk janë origjinale, por thjesht pasqyrim i agjendave të mbështetësve të tij evropianë, të cilët po përpiqen ta mbajnë Ukrainën si platformë për provokime ndaj Rusisë,” tha Zakharova.
Ajo gjithashtu përsëriti kundërshtimin e prerë të Moskës ndaj çdo lloj ndërhyrjeje ushtarake të huaj në Ukrainë. Në të njëjtën linjë, ajo kritikoi edhe planet e SHBA për shitjen e mbi 3,000 raketave drejt Ukrainës, duke thënë se një veprim i tillë bie ndesh me përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trump thotë do të zhvillojë bisedime për Ukrainën në ditët në vijim
- Garancitë e sigurisë/ Zelensky do takohet të enjten me udhëheqësit në Paris
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni