Babë e bir kapen nga policia për plagosje në Shkodër, sekuestrohet arma e krimit
Dy persona, babë e bir, janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi ishin shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur disa javë më parë, ku një 33-vjeçar u plagos me thikë.
Operacioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarve në fshatin Grudë, u gjet dhe u sekuestrua edhe thika që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Të arrestuarit janë V. D., 43 vjeç, dhe djali i tij 16-vjeçar. I ati akuzohet për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”, ndërsa 16-vjeçari për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 20 korrik në sheshin “Prek Cali” të Shkodrës, ku për motive të dobëta, të miturit janë konfliktuar me shtetasin P. G., 33 vjeç. Gjatë sherrit, 16-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë 33-vjeçarin, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14-vjeçar.
Policia bën me dije se procedurat ndaj të miturve janë kryer në përputhje me Kodin e Drejtësisë për të Mitur. Ndërkohë, materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella