Ancelotti lë Neymarin jashtë listës së kombëtares, kritika për futbollistin

4 Shtator 2025 | 10:16

Neymar nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës për kombëtaren e Brazilit, ky është vendimi i trajnerit Carlo Ancelotti, i cili vendosi të mos e thërrasë sulmuesin. Një vendim që nuk u prit mirë nga vetë lojtari, që më herët deklaroi se ishte në formë optimale, por edhe nga tifozët, të cilët e shohin si idhull dhe simbolin e Seleçao.

Tekniku italian bëri edhe sqarime sa i përket këtij vendimi, duke thumbuar Neymar, sa i përket përkushtimit të tij.

“E pranova kritikën e Neymar-it si diçka normale, është e vërtetë, ishte një vendim teknik. Unë kërkoj lojtarë 100%. Para se të thërrasim dikë, vlerësojmë jo vetëm cilësinë e tij, por edhe formën e fundit, gjendjen fizike dhe problemet që mund të ketë pasur. Kushti fizik është një faktor shumë i rëndësishëm për ne. Ndonjëherë është më mirë të marrësh një lojtar me më pak teknikë, por që është në formë maksimale dhe i përkushtuar ndaj skuadrës”, deklaroi në konferencën për shtyp 66-vjeçari.

Neymar nuk ka qenë i pranishëm në kombëtare në periudha të ndryshme, ku shkak janë bërë dëmtimet e njëpasnjëshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026