‘Letra e shpalljes non grata’, Kikia: Material për t’u lexuar nga kreu i shtetit dhe organet e drejtësisë
Gazetari Mentor Kikia analizoi në studion e “Ilva Now” se çfarë duhet të kuptojnë nga letra e shpalljes “non grata” të Sali Berishës të gjithë shqiptarët, përfshi edhe personat që janë në pushtet.
Z. Kikia tha se Departamenti i Shtetit ka hartuar një letër të gjatë, gjë që nuk është në praktikën e tyre kur një person e shpallin “non grata”. Për këtë arsye, sipas gazetarit kjo letër përmban mesazhe që për të shkojnë përtej faktit që z. Berisha me familjen e tij nuk mund të udhëtojnë dot në Amerikë.
“Fakti që janë bërë sqarime, do të thotë se ka ardhur një paketë mesazhesh në Tiranë, nuk ka ardhur thjesht njoftimi që Berisha nuk mund të shkojë Amerikë”, u shpreh Mentor Kikia.
Mentor Kikia rreshtoi pikat që përmban kjo letër, ku përmendi korrupsionin, transparencën në drejtësi si edhe vendosmërinë e SHBA-ve për të përdorur metoda ndëshkuese për personat që abuzojnë me pikat e mësipërme.
“Kjo letër, edhe pse është vetëm një gjysmë faqe, është aq e gjatë për politikën shqiptare, sa kanë për të lexuar të gjithë, nga kreu i shtetit, deri tek organet e drejtësisë, këtu flitet për korrupsion, për njerëzit që nuk duan të lejojnë drejtësinë të hetojnë, për pandëshkueshmërinë, flitet për vendosmërinë e SHBA për të vazhduar reformat dhe për të përdorur metoda të tilla për t’i hapur rrugë llogaridhënies”, u shpreh z. Kikia.
Z. Kikia tha për Prokurorinë në vend se nëse e përdor këtë letër të shpalljes “non grata” të Sali Berishës për të hetuar mbi të, atëherë do të bëjë një veprim që gazetari e quan të turpshëm, pasi Drejtësia shqiptare e ka pasur para syve Sali Berishën gjatë gjithë këtyre viteve, me të metat dhe të mirat e tij dhe nuk ka ndërmarrë asnjë hap.
“Ky është një zhgradim politik i Berishës, nëse Prokuroria do të marrë këtë letër dhe do ta përdorë për të hapur çështje, ky është turpi i Drejtësisë Shqiptarë, e ka pasur Berishën atje me të mirat e të këqijat e veta”, u shpreh z. Kikia.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës