Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

19 Maj 2021 | 22:54

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër Krimit Ndërnacional (GIATOC).

Paratë e paligjshme kanë tre burime kryesore: aktivitetet kriminale, korrupsionin dhe mashtrimin me taksat.

Në Shqipëri, rreth 1.6 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit, në tre vitet e fundit.

Pas vitit 2015 në Shqipëri ka patur një fluks ndërtimesh të reja. Sipërfaqja e ndërtimeve që iu janë dhënë leje për tu ngritur është pesëfishuar nga 2015 në 2020.

Kjo rritje është vënë re edhe gjatë vitit të pandemisë ku të gjithë sektorët e ekonomisë pësuan humbje.

Në një vit krize, vetëm sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme raportuan rritje. Kjo rritje nga ana tjetër nuk është në një linjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe me kërkesën e njerëzve për të blerë shtëpi.

Në 2017 çmimi i metrit katror të një apartamenti në Tiranë ishte mesatarisht 861 €. Në 2020 ai është 1400 – 2000 € ndërsa në disa zona shkon deri në 4 mijë euro.

“Duke qenë të paligjshme, këto trende janë të vështira për t’u studiuar dhe vlerësuar”, tha bashkëautores së raportit të GIATOC, Kristina Amerhauser, për emisionin “Me Pak Fjalë”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021

Një në pesë gra dhunohet fizikisht ose seksualisht në vend

Rreth 1 në 5 gra në Shqipëri është dhunuar fizikisht ose seksualisht nga partneri. Ndërsa 2 në 3 gra raportojnë se kanë pësuar dhunë psikologjike....
22:31 | 18/05/2021