Hamasi publikon video të pengjeve në Gaza: Jemi të frikësuar, ka shpërthime

5 Shtator 2025 | 15:02

Hamasi ka publikuar të premten një video ku shfaqen dy pengje izraelite që transportohen me makinë nëpër qytetin e Gazës.

Sipar raportimeve të bëra nga mediat izraelie, në video shfaqet Guy Gilboa-Dalal, i cili thuhet se është mbajtur peng për 22 muaj. Ai filmohet teksa udhëton me makinë në disa lagje të qytetit të Gazës, pranë selisë së Gjysmëhënës së Kuqe. Përmes dritares së makinës duken ndërtesa të dëmtuara nga bombardimet.

Drejt fundit të klipit, shfaqet një peng i dytë, Alon Ohel, 22 vjeç. Dy të rinjtë përqafohen dhe shfaqin emocione të forta kur shohin njëri-tjetrin.

“Nuk mund ta besoj që po të shoh,” dëgjohet të thotë Gilboa-Dalal disa herë.

Në video, Gilboa-Dalal trajton pushtimin e planifikuar izraelit të qytetit të Gazës, ndërsa i lutet qeverisë izraelite ta kthejë atë në shtëpi.

“Dëgjova se do të kryeni një sulm ndaj Qytetit të Gazës dhe kjo ide po më jep ankthe. Çfarë do të thotë kjo?”- pyet Gilboa-Dalal. “Do të thotë që do të vdesim këtu,” ia kthen ai

Në deklaratën e tij, Gilboa-Dalal i bën thirrje qeverisë izraelite për të ndalur ofensivën në Gaza dhe për të negociuar lirimin e pengjeve. Ai përmend se janë edhe tetë pengje të tjera në qytet, të cilët “rrezikojnë të humbin jetën nëse operacionet ushtarake vazhdojnë.”

Aktualisht, besohet se 48 pengje ende ndodhen në Gazë, prej të cilëve 20 raportohet se janë gjallë. Gilboa-Dalal apelon për protesta dhe presion ndaj qeverisë.

“Ne thjesht duam që kjo të mbarojë. Duam të kthehemi te familjet tona. Na kanë gjetur pranë ushtrisë. Jemi të frikësuar, ka shpërthime këtu, të shtëna me armë. Ju lutemi, na ktheni,” është shprehur ai

Publikimi i videos përkon me ditën e 700-të të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, një moment simbolik që u shënua me protesta në mbarë Izraelin, ku qindra qytetarët kërkuan një marrëveshje armëpushimi dhe kthimin e pengjeve në shtëpi.

Ndërkohë, ushtria izraelite deklaroi se aktualisht kontrollon 40% të Qytetit të Gazës, ndërsa operacionet tokësore po përshkallëzohen në zona të dendura urbane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026