BE-ja e gjobit Google-in me rreth 3 miliardë euro
Komisioni Evropian ka vendosur të premten një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh ndaj kompanisë amerikane, Google, për shkelje të rregullave të konkurrencës duke i favorizuar shërbimet e veta të reklamimit digjital.
Komisioni Evropian gjithashtu urdhëroi gjigantin amerikan të teknologjisë t’i ndalë “praktikat e favorizimit të vetes” dhe të marrë masa për ta shmangur “konfliktet e interesit” përgjatë zinxhirit të furnizimit në teknologjinë e reklamave.
Kjo është hera e katërt që KE-ja e gjobit Google-in. Vendimi i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian pritet ta zemërojë presidentin amerikan, Donald Trump, administrata e të cilit ka sulmuar Bashkimin Evropian për rregullat e vendosura ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë.
Komisioni Evropian tha se hetimi i tij zbuloi se Google “abuzoi me pushtetin e vet” duke favorizuar shërbimet e veta të teknologjisë së reklamimit online në dëm të konkurrentëve, reklamuesve dhe botuesve.
Kompania ka 60 ditë kohë për të paraqitur propozime për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Nëse nuk paraqet një plan të zbatueshëm, Komisioni nuk do të hezitojë të vendosë një zgjidhje të përshtatshme”, tha Teresa Ribera, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian që mbikëqyr çështjet e konkurrencës, në një deklaratë të publikuar online.
“Në këtë fazë, duket se mënyra e vetme për Google që ta eliminojë realisht konfliktin e interesit është përmes një zgjidhjeje strukturore, siç është shitja e një pjese të biznesit të saj Adtech”, shtoi Ribera.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratim historik i BE-së për riatdhesimet sipas modelit me Shqipërinë. Meloni: Sukses i madh i Italisë
Shoqatat në mbrojtje të mjedisit përshëndesin votimin në PE për zonat e mbrojtura në Shqipëri
Braho: Vetingu nuk është imunitet, gjyqtarët dhe prokurorët mbeten nën vëzhgimin e SPAK
- 16:27 Marrëveshja SHBA-Iran, Clinton reagon ndaj Netanyahut: Ka qenë gjithmonë i fiksuar për të goditur Teheranin
- 16:22 Trump: Udhëtimi në Francë ishte një sukses i madh, Irani nuk do të ketë armë bërthamore
- 16:14 Udhëheqësit e G7 bien dakord: Më shumë armë për Ukrainën dhe sanksione të reja ndaj energjisë ruse
- 16:12 Presidenti libanez: Mirëpresim çdo shtet që ndihmon në përpjekjet e armëpushimit
- 16:07 Vance: SHBA-të po i kërkojnë Pakistanit dhe Katarit të publikojnë sot tekstin e marrëveshjes me Iranin
- 16:02 Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, mohon shkeljet: Jam akuzuar për krime të rënda që nuk i kam kryer