“Pritet reduktim i shpenzimeve”, Mateo Spaho: Në fund të shtatorit mund të rriten edhe disa taksa
Stoku i detyrimeve të prapambetura shënoi rritje me 800 milionë lekë brenda 3 muajve, ku pjesën më të madhe të kostove e mbajnë vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna.
Për këtë çështje, Mateo Spaho, dekani i fakultetit Ekonomik në universitetin “Luarasi” u shpreh në Euronews Albania se kjo është “gangrenë” e vjetër në Shqipëri.
“Ka filluar vit pas viti dhe zanafilla qëndron tek përzgjedhja politike e administratës publike”, u shpreh ai.
Zoti Spaho sqaroi se për largimet nga puna përgjegjësinë e mban shteti shqiptar.
“Me ligjet ekzistuese përgjegjësinë e mban shteti shqiptar për largimet nga puna dhe gjyqet e humbura. Që do të thotë që e mbajnë taksapaguesit shqiptarë”, tha ai.
“Ndryshimet në administratë ndodhin edhe ku ndërrohen vetëm ministrat apo titullarët e institucioneve. Pak rëndësi ka nëse je nga e njëjta parti”, tha ai më tej.
Zoti Spaho paralajmëroi se në fund të shtatorit mund të ketë reduktim të shpenzimeve dhe rritje të disa taksave.
“Cilido që do të jetë formati i qeverisë që do të vijë në fund të muajit shtator, do të ketë një situatë kur borxhet kanë qenë vërtet të larta. Kam frikë se do të shikojmë jo vetëm reduktim të shpenzimeve por edhe riskun për rritje të caktuara të disa taksave”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Largimet e padrejta nga puna, 14.8 mld lekë borxhe, shtohen detyrimet edhe në 2021
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve