Izraeli sulmon sërish Gazën, të paktën një i vrarë dhe disa të plagosur

20 Maj 2021 | 11:11

Të enjten, Izraeli lëshoi një valë sulmesh ajrore nëpër Rripin e Gazës, ku u vra të paktën një palestinez dhe u plagosën disa të tjerë.

Sulmet e fundit erdhën pasi kryeministri Benjamin Netanyahu  nuk mori në konsideratë presionin e SHBA-së për të përfunduar ofensivën kundër militantëve të Hamas-it, të cilët kanë lëshuar mijëra raketa në Izrael.

Shpërthimet tronditën qytetin e Gazës, me sulme ajrore të raportuara gjithashtu në qytetin qendror të Deir al-Balah dhe qytetin jugor të Khan Younis.

Gjithashtu ka pasur sulme të mëdha ajrore në Rrugën al-Saftawi, një rrugë tregtare në Qytetin e Gazës.

Ushtria izraelite tha se goditi të paktën katër shtëpi të komandantëve të Hamasit, duke synuar “infrastrukturën ushtarake”, si dhe një njësi magazinimi armësh në shtëpinë e një luftëtari të Hamasit në qytetin e Gazës.

Një sulm ajror izraelit përfundoi në shtëpinë dykatëshe të familjes Khawaldi në Khan Younis, duke e shkatërruar atë.

11 banorët u plagosën teksa po flinin në një zonë të veçantë nga frika.

Netanyahu nuk ka marrë parasysh thirrjet nga administrata Biden për të përfunduar operacionin që ka lënë qindra të vdekur.

Kjo shënon përçarjen e parë publike midis dy aleatëve të ngushtë që nga fillimi i luftimeve javën e kaluar dhe mund të komplikojë përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim.

Lexoni gjithashtu:

Konflikti Izrael-Palestinë, Biden telefonon Netanyahun, i kërkon armëpushim

52.000 palestinezë janë zhvendosur, “Amnesty International” kërkon hetime për sulmet e Izraelit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026