OBSH shton trajtimet për kancerin, diabetin, obezitetin e fibrozën cistike

7 Shtator 2025 | 17:08

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar listë e re të Barnave Themelore për të rritur dhe për fëmijë, duke shtuar trajtime të reja për sëmundje si kanceri, diabeti, obeziteti, dhe fibroza cistike.

Këto lista përdoren nga mbi 150 shtete si bazë për furnizimin me barna dhe rimbursimin nga sigurimet shëndetësore.

Sëmundjet tumorale si shkaku i dytë kryesor i vdekjeve globale, kanë marrë vëmendje të veçantë. Janë shtuar barna imunoterapike si pembrolizumabi, për forma të avancuara të kancerit të mushkërive, qafës së mitrës dhe zorrës së trashë.

Ndërkohë, për diabetin tip 2 dhe obezitetin, janë përfshirë barna të avancuara si semaglutidi dhe tirzepatidi, që jo vetëm ulin sheqerin në gjak, por ndihmojnë në uljen e peshës dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës e veshkave.

OBSH paralajmëron se çmimet e larta të këtyre barnave po kufizojnë aksesin në vendet me të ardhura të ulëta. Organizata bën thirrje për politika të reja që nxisin barnat gjenerike dhe ofrimin e tyre në kujdesin shëndetësor parësor.

Në total, listat e përditësuara përfshijnë 523 barna për të rritur dhe 374 për fëmijë – të gjitha të përzgjedhura për rëndësinë e tyre jetike në shëndetin publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026