Plagosën dy persona me thikë pas një konflikti, arrestohen dy të rinj në Durrës

8 Shtator 2025 | 11:42

Një konflikt i dhunshëm për motive të dobëta ka përfunduar me dy persona të plagosur rëndë dhe dy të rinj të arrestuar në lagjen nr. 15, Spitallë, në Durrës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe se janë vënë në pranga dy shtetas për përfshirje në ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë:

  • Rodriko Elezi, 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

  •  Aldo Dubraku, 23 vjeç, gjithashtu banues në Durrës, për veprën penale Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas hetimeve paraprake, në konflikt janë përfshirë dy çifte babë e bir: M. D., 47 vjeç dhe Aldo Dubraku, 23 vjeç, nga njëra anë, si dhe A. E., 46 vjeç dhe Rodriko Elezi, 22 vjeç, nga ana tjetër.

Dyshohet se Rodriko Elezi, ka goditur me thikë shtetasin M. D., duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa Aldo Dubraku ka sulmuar me grushte shtetasin A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Të dy të plagosurit ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar armën e ftohtë që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026